Rreth Nesh

  • Suksesi i një kompanie është i përcaktuar nga shumë elementë: përgjegjësia, besueshmëria dhe profesionalizmi. Kjo vlen edhe për kompaninë tonë “Agro Trade Group”, e themeluar në vitin 1991 në Kosovë, por kjo nuk është një pasqyrë gjithëpërfshirëse për të. Drejtuar nga njerëz të përkushtuar dhe të karakterizuar mbi të gjitha nga përvoja dhe durimi, “Agro Trade Group” filloi punën për importin dhe shpërndarjen e mallrave ushqimore në gjithë Kosovën.

 

  • Nga ana tjetër “Agro Trade Group” filloi të jetë një kompani e besueshme dhe serioze për firmat botërore si Coca-Cola, lëngjet Santal nga Italia, birrat gjermane Krombacher e Paulaner, verërat Tikves nga Maqedonia dhe Ujë Tepelene nga Shqipëria, për të qenë distributor i tyre në Kosovë. Sot “Agro Trade Group” është rezultat i një angazhimi konstant nga ana e drejtuesve dhe një stafi pune, të cilët besojnë, në atë që bëjnë, me një përkushtim dhe me dinamizëm.

 

  • Tashmë kemi një staf prej 150 të punësuarve me kualifikim adekuat. Qëllimi ynë aktual është që të vazhdojmë të rritemi, ashtu si ka qenë gjithmonë për këtë kompani, pa asnjë ndërprerje që nga fillimi. Por gjithmonë pa neglizhuar nevojat e konsumatorëve, në pajtim të vazhdueshëm me cilësinë. Historia e çdo kompanie është historia e një universi tërheqës, që përmban në vetvete ëndrra, ide, projekte dhe realizime të projektuesve të saj, të cilët kanë ditur ta arrijnë suksesin.

     



Shërbimet

  • Të sigurt, korrektë dhe të besueshëm janë këto tri parime që udhëheqin kompaninë “Agro Trade” prej dy dekadash në gjithë Kosovën. Falë potencialit të fuqishëm për transportime, Agro Trade është e licencuar për të transportuar mallra, qoftë përmes transportit vendor ashtu edhe ndërkombëtar, si një kompani me një imazh shumë profesional, që gjithashtu, reflekton besueshmëri dhe efikasitet te partnerët tanë. Cilësia e shërbimit që ne ofrojmë është çelësi kryesor për të përmbushur nevojat, kërkesat dhe pritjet e konsumatorëve. Fokusi i kompanisë çdo herë ka qenë në transportimin efektiv të mallrave me automjete të kapacitetit të madh me sipërfaqe prej 28 deri në 33 europaleta me tonazhe të përgjithshme deri në 40 ton. Sot, kompania operon me 53 automjete, kryesisht të markave të njohura DAF, MERCEDES, MAN etj, me synimin që në të ardhmën e afërt ky numër i automjeteve të rritet.

  • Komunikimi me stafin është i siguruar me GSM telefonat celularë, të gjitha automjetet janë të pajisura me ndjekjen satelitore GPRS, që na lejon monitorimin e vendndodhjes së automjeteve, shpejtësinë dhe konsumin e karburantit.

  • Serioziteti i kompanisë sonë për të kryer në mënyrë korrekte shërbimet ndaj klientëve tanë, na ka orientuar për të kryer edhe shërbimet e shpërndarjes edhe për subjektet e tjera ekonomike. Prandaj, prej vitesh kompania Agro Trade është partneri i vetëm dhe më i besueshëm që kryen shërbimet e transportit të produkteve të kompanisë “The Coca Cola Hellenic Bottling Company of Kosovo”.

  • Tashmë përvoja jonë në këtë aspekt është udhërrëfyesi dhe treguesi kryesor për punën që bëjmë ne si një ndër kompanitë transportuese të mallrave më stabile në Kosovë.